BallinaLajmeBllokada, zgjedhjet e 12 tetorit, dialogu dhe një fotografi nga ura kryesore...

Bllokada, zgjedhjet e 12 tetorit, dialogu dhe një fotografi nga ura kryesore e Ibrit – çfarë mesazhi çuan Rohde dhe mysafiri nga Berlini

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka treguar për vizitën në Kosovë të Drejtorit për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në i Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane, Michael Reiffenstuel, më 10 dhe 11 gusht.

Ndër tjerash tregohet për takimet që kishte me krerët e shtetit si presidenten Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti që ambasada i referohet si “kryeministër në largim”, si dhe krerët e dy partive opozitare Memli Krasniqit (PDK), dhe Lumir Abdixhikut (LDK).

Ai pati takime edhe me perfaqësues të partive serbe të Kosovës, shoqërisë civile, si dhe komandantin e KFOR;it.

Ai ka kërkuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese si mënyrë për t’i dhënë fund bllokimit politik.

“Në takimet e tij me aktorët politikë të Kosovës, ai nënvizoi nevojën për të respektuar dhe zbatuar plotësisht vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që t’i jepet fund bllokimit politik. Ai gjithashtu përsëriti pritjet tona që të gjitha partitë që plotësojnë kriteret mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu theksohet fakti se Gjermania i jep mbështetje përfaqësuesit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Petar Sorensen.

“Z. Reiffenstuel përsëriti mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së Peter Sörensen në përpjekjet e tij për të çuar përpara Dialogun e Normalizimit të lehtësuar nga BE-ja. Angazhimi konstruktiv i Kosovës është thelbësor për suksesin e integrimit të Kosovës në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqimisht”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz