Blerta Deliu ia kujton Kurtit kohën kur e fyente rëndë Policinë e Kosovës
dp

Lexo edheMurati: Banka Botërore e largon Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka publikuar një video të kreut të VV-së, Albin Kurti, kur vite më parë kishte thënë fjalë të rënda në drejtim të Policisë së Kosovës.
Kjo pasi vetë Kurti sot në mbledhje të Qeverisë tha se fushata kundër Policisë së Kosovës pas rastit tragjik në Lipjan, është e dëmshme.
“Albin Kurti paska thënë sot se: “Fushata kundër Policisë është e dëmshme.” Por kjo vlen vetëm sot, sepse dikur vetë udhëhiqte një fushatë të ashpër kundër saj: i quante “vegla të pushtetit”, “pa gram patriotizëm”, “të kapur”.”, ka shkruar Deliu.

Lexo edheMurati: Banka Botërore e largon Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti