back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaTeknologjiBlackberry s’do të prodhojë më telefona

Blackberry s’do të prodhojë më telefona

Të ngjajshme

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

Shfaqja e një aktoreje të krijuar plotësisht nga inteligjenca...

Haradinaj: Ndaj dhimbjen me Calin dhe familjen e tij, i përjetshëm qoftë kujtimi për Jahë Mustafën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Sulm i dyshuar terrorist në Suedi, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur

Policia suedeze po heton një incident të rëndë në...

Abdixhiku: Familja nuk është barrë për buxhetin; është investim në të ardhmen e vendit

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir...
- Advertisement -

Blackberry ka vendosur të ndalojë prodhimin e smartfonëve tashmë një aktivitet 14 vjeçar për të.

- Advertisement -

Kompania duket se e ka marrë këtë vendim për shkak të konkurrencës së fortë që i kanë shpallur rivalët e saj më të mëdhenj, Apple dhe Samsung.

Në Maj, shefi ekzekutiv, John Chen, tha se do të merrej vesh nga Shtatori nëse biznesi i prodhimit hardware do të vazhdonte akoma. Tani, Blacberry thotë se do t’ia transferojë prodhimin hardware partnerëve të tij, por kompania nuk e konfirmoi faktin nëse një telefon tjetër Blackberry do të lançohej.

“Blackberry nuk mund të vazhdojë të prodhojë telefonat e saj vetëm për t’i shërbyer një mase të vogël klientësh,” tha Chen.

“Kompania nuk e ka mbajtur sekret faktin se ekzistonte mundësia e mbylljes së këtij biznesi.” Mr Chen u tregua i sinqertë për sa i përkiste të ardhmes së Blackberry, duke thënë se do ta konsideronte vendimin për mbylljen e biznesit nëse ajo nuk do të bëhej më fitimprurëse.

Në Maj, ai tha për Bloomberg se vendimi do të merrej në Shtator.

Në Tetor të 2015, Blackberry ndryshoi drejtimin e biznesit të pajisjeve të saj, duke prodhuar telefonat e parë që përdornin sistemin e operimit Android në vend të programit të mëparshëm BB10. /krokodili.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz