back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaTeknologjiBlackBerry po “vuan” në tregun e telefonëve Android

BlackBerry po “vuan” në tregun e telefonëve Android

Të ngjajshme

Labi-Londrimit: Çfarë tanga ke veshur?

Debatet në shtëpinë e Big Brother nuk kanë munguar as sot. Ashtu...

​Daut Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më shpejt – ata janë të pafajshëm

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj...

Nisin hetime për aeroplanin e rrëzuar në liqenin e Mavrovës, po drejtohej nga dy kosovarë

Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze...

Ahmeti pas protestës: Është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, ka marrë pjesë në...

BlackBerry raportoi probleme të shumta lidhur me tranzicionin drejt platformës më popullore në planet, Android. Njjë raport i CNET i cili citon ekzekutiv të lartë brenda kompanisë duke thënë se “BlackBerry Priv realisht po vuan.”

Arsyet për këtë janë të shumta sipas ekzekutivëve në fjalë. Pritshmëritë nga një telefon Android me tastierë fizike ishin të larta por është kërkesa ajo që nuk u materializua asnjëherë. Një pjesë e madhe e blerësve të BlackBerry Priv ishin pikërisht lojalistët e BlackBerry. Por edhe këta patën vështirësi të adaptohet me sistemit operativ në fjalë.

Rezultatet financiare të publikuara në muajin Prill për tre mujorin e fundit të 2015-tës tregonin një performancë të dobët. Kompania shiti vetëm 600,000 njësi nga 850,000 që ishin pritshmëritë e Wall Street.

Vetë shefi ekzekutiv, John Chen, e konsideroi situatën e shitjeve të BlackBerry Priv mjaft kritike dhe se kompania po vlerësonte një mundësi largimi nga tregu i harduerit. “Vitin e ardhshëm duhet ta shndërrojmë biznesin e harduerit në fitimprurës, përndryshe të gjithë do të pyesnin çfarë po bëjmë,” shprehej Chen për Recode.

Megjithatë Chen konfimoi se kompania do të prezantojë dy produkte të reja të rangut të mesëm po me sistem operativ Android dhe çmim që sillet rreth 400 dollarëve. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz