back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaTeknologjiBlackBerry investon 75 milion dollar në makinat me sistem vetëdrejtimi

BlackBerry investon 75 milion dollar në makinat me sistem vetëdrejtimi

Të ngjajshme

- Advertisement -

BlackBerry do të investojë 75 milion dollar në një hub të testimit të automjeteve me sistem vetëdrejtimi bëri të ditur shefi ekzekutiv ditën e Hëne.

- Advertisement -

“Shumica e parave do të shkojnë për vendet e punës,” tha John Chen për reporterët gjatë një evenimenti në Otava.

Kompania, e cila po lufton për të rritur të ardhurat nga softuerit pas dështimit në hardueri, shpreson të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm për industrinë e automobilave të së ardhmes.

BlackBerry tha se do të punojë nga afër me PolySync dhe kompaninë e semikonduktorëve, Renesas Electronics Corp dhe Universitetin e Uaterlosë për të ndërtuar një automjet koncept me sistem vetëdrejtimi.

Sipas Chen, plot 650 inxhinierë do ti bashkohen kompanisë me të ardhura vjetore prej 150,000 dollar. BlackBerry në total numëron 5,000 punonjës. (CIO Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz