Biznesmeni i njohur propozon që paga minimale të përcaktohet me orë pune dhe jo me muaj: 3.50 euro të jetë një orë pune!
03

Lexo edheQeveria e miraton pagën minimale prej 264 euro bruto

Ai thotë se një orë pune në Kosovë duhet të fillohet të paguhet nga 3 euro e gjysmë për orë.
“Paga minimale duhet të matet me orë të paguara e jo me muaj. Nëse një punëtor do të ketë pagë mujore 264 euro në muaj, pronari i një biznesi mund ta detyrojë punëtorin e tij që të bëjë punë edhe më shumë se 100 orë punë në javë. Ne të gjithë e dijmë se punëtorët e sektorit privat më pas nuk kanë adresa për ankesa sepse inspektoriati nuk është aspak i fuqizuar” ka thënë Dreshaj.
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar propozimin që paga minimale në vend të jetë 264 euro.

Lexo edheQeveria e miraton pagën minimale prej 264 euro bruto
Opozita e ka kundërshtuar këtë propozim duke e quajtur shumën prej 264 eurosh si shumë të vogël./Indeksonline/