back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaRegjionaleBiznesmenë nga Norvegjia të interesuar për investime në Vushtrri

Biznesmenë nga Norvegjia të interesuar për investime në Vushtrri

Të ngjajshme

Arjen Robben fillon karrierën profesioniste në Padel

Futbollisti legjendar, Arjen Robben filloi karrierën e tij në...

Ahmeti e nisi ditën me banorët e fshatit Blinajë: Bashkëbisedim i ngrohtë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është takuar me banorë...

Ahmeti e nis ditën në takim me banorët e Blinajës

Kryetari i Lipjanit, njëheresh kandidat për kryetar të kësaj...

Sot varroset burri që humbi jetën nga të shtënat me armë në Llapashticë

Bashkim Spahiu, burri që humbi jetën të shtunën nga...

15 vite pas shuarjes, klubi i njohur kosovar fillon përsëri garat

Klubi i njohur kosovar, KF Studenqani ka filluar aktivitetin...

Afaristë nga Norvegjia të interesuar për investime në Vushtrri

Me iniciativën e Zeqir Hasanit,dy afaristë të njohur nga Kompania “Exit as System “ nga Norvegjia, të shoqëruar nga bashkëatdhetari Lutfi Rrahmani, i cili tash e sa vite jeton e punon në këtë vend,sot kanë vizituar Komunën e Vushtrrisë, ku kanë realizuar takim me kryetarin e Komunës, Bajram Mulakun. Ata fillimisht kanë shfaqur interes për ta zhvilluar biznesin e tyre kryesisht në Komunën e Vushtrrisë.
Kryetari Mulaku , investitorët e interesuar nga Norvegjia i ka siguruar se administrata komunale ka vullnet dhe gatishmëri që ti ndihmojë
“Komuna e Vushtrrisë ka punuar shumë që të krijoj kushte për investitorët e huaj si dhe ata vendor. Administrata komunale është në shërbim që në çdo kohë t’ju ndihmojë afaristëve të cilët tregojnë ose kanë gatishmëri për të investuar. Me këto investime, do të kontribohet në rritjen e standartit jetësorë të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë, pasi që investimet e huja nënkuptojnë hapje vende të reja të punës. Komuna e Vushtrrisë me pozitën gjeografike dhe pasuritë, sidomos në sferën e bujqësisë është atraktive për investitorë të huajë “, ka thënë Mulaku.
Afaristët nga Norvegjia fillimisht kanë shprehur interesimin për investime në fushën e bujqësisë ,sidomos në kultivimin e produkteve që janë të kërkuara në tregun europian.
“ Bujqësia ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej faktorëve të cilët kanë ndikuar dhe mund të ndikojnë në të ardhmen në zhvillimin e komunës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të saj. Aktivitetet në fushën e bujqësisë janë të fokusuara kryesisht në kultivimin e patates, grurit, misrit, pemëve, perimeve si kultura bujqësore kryesore. Përveç kësaj sektori i blegtorisë dhe bletarisë po ashtu ka potencial për zhvillim. Vjetëve të fundit vërehet një tendencë e zhvillimit të bujqësisë intensive “, u ka thënë Mulaku afaristëve norvegjez.
Duke pasur parasysh potencialin që e ofron Kosova, afaristët serioz nga Norvegjia shprehën interesim për investime edhe në disa fusha të tjera,të cilat për shkak se janë ne fazën fillestare të vlerësimit, do t’I bëjnë publike në një të ardhme jo të largët. Ata thanë se me investimet e tyre , do të krijohen shumë vende të reja të punës./sh.p/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz