Në vazhdën e vizitave të tij të bëra bizneseve, kryetari i AKR-së në Vushtrri, Nasuf Aliu me bashkëpunëtorë, kësaj radhe vizituan Mobilerinë “Behari” në Vushtrri.
Me këtë rast u mirëpriten nga pronarët e Mobilerisë “Behari”, Dren dhe Behar Krasniqi të cilët njoftuan për sfidat e biznesit të tyre, për vështirësitë që kanë hasur për hapjen e këtij biznesi, për mungesën e një tregu të rregullt dhe mundësi të pamjaftueshme për të zhvilluar produktet e tyre, po ashtu për mungesë të përkrahjes institucionale, ndërsa me këtë rast theksuan se ajo që po mbetet problem i vazhdueshëm është lumi në afërsi të biznesit të tyre, i cili si pasojë e shiut me dalje nga shtrati shkakton dëme edhe në biznes, ku për ta është mjaft e vështirë t’i përballojnë edhe këto shpenzime në rast të dëmeve të mëdha. Megjithatë ata shprehen optimist se biznesi i tyre nuk do të ndalet dhe ashtu siq janë zhvilluar hap pas hapi, kështu do të vazhdojnë dhe do të rrisin kapacitetet në makineri si dhe në fuqi puntore.
Deri më tani punojnë vetëm 4 punëtorë të rregullt si dhe tjerë part time sipas porosive.
Ndërsa në fjalimin e tij kryetari Aliu, theksoi se është shumë optimist për ndrrim të politikave të deri tanishme, të vlerësuara të disfavorshme për bizneset, duke u rritë mundësitë për krijimin e një mbështetjeje ndaj bizneseve, e në veqanti star up biznesit ose ideve inovative, njëkohësisht presim që institucionet të bëjnë më shumë në mundësitë e depërtimit të produkteve në tregjet e jashtme, mungesë të përkrahjes institucionale dhe moskrijim i një fondi për ndërmarrësi si përkrahje e nevojshme e bizneseve për ti zhvilluar bizneset e vogla dhe të mesme, ndërsa investimeve të jashtme ose të mëdha do duhej që tu mundësohen Zona Ekonomike për investime.
Me këtë rast, Kryetari Aliu me bashkëpuntorë shprehen tejet të kënaqur që sheh një staf premtues dhe ndjehen optimist që kjo ndërmarrje ti tejkaloj me punë dhe prifesionalizëm sfidat dhe të arrij majat e sukseseve.
Duke uruar që ky biznes të tejkalojë tregjet e Kosovës dhe të rrisë akoma fuqinë e tij, kryetari Aliu në fund të fjalimit të tij shprehu gatishmërinë që AKR në Vushtrri, kërkesat dhe nevojat e biznesit do t’i bëjë pjesë përbërëse të programit të AKR-së për komunën e Vushtrrisë.
Në shenjë falenderimi për vizitën e bërë nga strukturat e AKR-së biznesit të tyre, Moblieria “Behari” dhuroi një printim në gravur të punuar me mbishkrimin “AKR”, për kryetarin Nasuf Aliu dhe ekipën e tij.