Biznes e dashuri, Ivanka tregon detaje nga marrëdhënia me burrin

Zbulohen detaje nga jeta private e Ivanka Trump.
Ivanka Trump ka ironizuar ashpër së fundmi sugjerimet e bashkëshortit për darka romantike, që janë gjithmonë të lidhura me bizneset e tij ose të tyre, si dhe shton se zakonisht arrin dhe objektivat në lidhje me jetën e saj familjare.
39 vjeçarja Ivanka ka shërbyer si këshilltare e babait të saj president Donald Trump, deri në humbjen e tij ndaj demokratit Joe Biden në fillim të muajit.
Para angazhimit në politikë ajo ishte biznesmene e njohur e përfshirë në prona të patundshme, ndërtim dhe modë.
Nëna e tre fëmijëve ka thënë më parë se mes ambicieve të familjes së saj është dhe “ndryshimi i linjës ajrore” të disa prej qyteteve më të njohura në botë. Ajo shton se në fund të javës vlerëson gjithashtu performancën e saj si prind, duke i bërë vetes dy pyetje: “A kam qëndruar me fëmijët kur duhej të qëndroja me fëmijët? A besojnë ata se kam qenë aty kur kishin më shumë nevojë?”
Në rrëfimin e saj të fundit ajo vazhdon: “Ka disa javë kur nuk i arrij objektivat, dhe e njëjta gjë është për biznesin. Pyes veten: ‘A po fokusohem në fushat e biznesit ku jam më e nevojshme?’”
Ivanka foli gjithashtu për marrëdhënien e saj me të shoqin Jared, duke pretenduar se ambiciet e tyre të biznesit dominojnë jetën e përbashkët.
Gazetari i Vogue, Jonathan Van Meter kujton një shaka që ajo bënte gjatë një konference për shtyp.
Ivanka tha: “Kur im shoq kërkon të tregohet romantik, ai më nxjerr për darkë në vende nga ku mund të shihen impiantet e tij të biznesit në ndërtim”.

Lexo edheVullnetarët tregojnë efektet anësore, pasi morën vaksinën Moderna dhe Pfizer
Van Meter shton se kur ajo tha këtë “të gjithë miratuan me kokë”, duke treguar sesa i rëndësishëm është biznesi në marrëdhënien e tyre.
Ajo kujton kur ishin në një restorant “të shkëlqyer në Brooklyn” por papritur e kishte gjetur veten “në majë të impiantit ‘Whole Foods’… në mesnatë, në mes të shiut”.
Ivanka tha: “Ai po më tregonte këtë impiant gjigand që sapo kishte blerë. Dhe unë i them: ‘Aha, prandaj zgjodhe këtë restorant’”.
Van Meek thotë se të ftuarit nisën të qeshin në mënyrë histerike me shakanë, shumica e të cilëve ishin burra të moshës së mesme që punonin për të atin e saj.
Ivanka e Jared janë njohur në 2007, kur të dy ishin 25 vjeç, kur nisën të punonin në biznese të pronave të patundshme.
Por megjithëse interesi i tyre ishte fillimisht financiar, ata u martuan dy vjet më vonë dhe Ivanka u konvertua në fenë hebre të burrit.
Jared e përshkruan gruan e tij si “ambicioze, kompetitive dhe të paduruar”.














