BallinaLajmeBislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

Bislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

Të ngjajshme

Izraeli nuk planifikon bisedime me Libanin?

Izraeli thotë se nuk planifikon të zhvillojë bisedime të...

MKRS aprovon projektin e ndërhyrjeve në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Pas një viti ndërprerje, Komuna e Prishtinës ka rifilluar...

Nesër në lagjen Dardania ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për...

Drejtori sportiv i Atleticos: Alvarez do të qëndrojë

Këtë javë kanë filluar spekulimet për një transferim të...

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova është e përgatitur për të marrë statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe për të avancuar më tej në rrugën drejt integrimit evropian.

Në një darkë joformale ministrore për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në, Bislimi ka theksuar rëndësinë e diskutimeve mbi çështjet rajonale, sigurinë dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

“Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat dhe avancimin në rrugën drejt BE-së. Progresi i Kosovës në katër vitet e fundit ka dëshmuar se jemi më të përgatitur se kurrë për një hap të tillë,” ka thënë ai.

Bislimi gjithashtu ka nënvizuar se avancimi i Kosovës drejt BE-së është një përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë dhe rreziqeve që vijnë nga ndërhyrjet e jashtme dhe sulmet e vazhdueshme të fqinjit verior ndaj integritetit territorial të vendit.

Ai ka falënderuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, për ftesën, si dhe Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, për mundësinë për të diskutuar çështje me interes të përbashkët për rajonin dhe Evropën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz