back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaBotëBisedimet në Florida, Sekretari Rubio: Synojnë të hapin rrugën drejt një Ukraine...

Bisedimet në Florida, Sekretari Rubio: Synojnë të hapin rrugën drejt një Ukraine plotësisht sovrane

Të ngjajshme

Dënimi i komandantëve të UÇK-së do të ishte dënim i drejtësisë ndërkombëtare

Kërkesa e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë...

Zarf i kuq për Elijona Binakajn në Big Brother VIP

Një zarf i kuq është futur në shtëpinë më...

Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave

Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis...

Bisedimet e paqes mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas të cilat po mbahen në Florida, janë shoqëruar me një fjalim të sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, i cili deklaroi se dialogu do të shërbejë për të garantuar një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën.

Sipas ‘Sky News’, Rubio tha se pret që raundi i ri i negociatave të sjellë “më shumë përparim” drejt një marrëveshjeje që mund t’i japë fund luftës gati katërvjeçare.

“Ky proces nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e një lufte. Ka të bëjë me përfundimin e saj në një mënyrë që krijon mekanizma dhe një rrugë të qartë përpara, e cila i lejon ukrainasit të jenë të pavarur, sovranë dhe prosperues, duke shmangur kthimin e konfliktit në të ardhmen,” deklaroi Rubio.

Ai shtoi se qëllimi është jo vetëm rindërtimi i vendit, por edhe hapja e një epoke të re zhvillimi ekonomik.

Përballë Rubios, shefi i sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, theksoi se delegacioni ukrainas po punon për “sigurimin e një paqeje të vërtetë” për vendin e tij. Ai shprehu mirënjohje për “iniciativën e paqes” të ish-presidentit Donald Trump dhe mbështetjen e administratës së tij.

“Po diskutojmë për të ardhmen e Ukrainës: sigurinë, parandalimin e agresionit, prosperitetin dhe mënyrën e rindërtimit të vendit,” tha Umerov.

“Jemi mirënjohës për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara. SHBA-të po na dëgjojnë, po na mbështesin dhe po ecin pranë nesh”, shtoi ai.

Në takimet që po zhvillohen në një klub privat pranë Miamit, të pranishëm janë edhe i dërguari i Trump-it, Steve Witkoff, si dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.

Të Fundit

Sport

ShowBiz