back to top
Monday, January 26, 2026
BallinatoplajmiBiseda e Kurtit me komedianët rusë, Çitaku: Të biesh në grackë s’është...

Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Çitaku: Të biesh në grackë s’është e turpshme, skandaloze ishte përmbajtja

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar mashtrimin në të cilin ka ra kryeministri Albin Kurti me dy komendianët rusë që iu prezantuan atij si president i Letonisë.

Çitaku tha se të biesh në grackë nuk është e turpshme sepse për këtë do të duhej të kujdesej kabineti i tij, por ajo skandaloze e konsideroi përmbajtjen e asaj bisede.

“E dëgjova bisedën ku Kryeministri Kurti kishte rënë në grackën e komedianëve rusë, duke besuar se po fliste me Presidentin e Letonisë. Të biesh në grackë nuk është pjesa më e turpshme – për këtë duhej të kujdesej kabineti i tij. Por ajo që është vërtet e turpshme dhe skandaloze është përmbajtja e asaj bisede. Kryeministri e shfrytëzon këtë “takim” për të sulmuar opozitën, mediat, bizneset – madje edhe administratën e re amerikane”.

Ajo thotë se e gjithë biseda “nxjerr në pah një nivel shqetësues sipërfaqësor dhe të paditur në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme”.

“Dhe nëse kjo është mënyra se si Kurti flet në takime me liderë ndërkombëtarë, atëherë… mozomakeq për ne. Mjerim”, ka shkruar ajo./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz