BallinaLajmeBilall Sherifi ngre dyshime: Thaçi i ofroi diçka tjetër Mustafës në takimin...

Bilall Sherifi ngre dyshime: Thaçi i ofroi diçka tjetër Mustafës në takimin e mbrëmshëm

Të ngjajshme

Probiotikët kundër infeksioneve intime

Probiotikët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në...

Mehmeti rikthehet te Shqipëria, historia përsëritet ndaj Polonisë

Pas një mungese prej tre vitesh, Anis Mehmeti rikthehet...

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

Tension midis Trump dhe Netanyahu, kjo është arsyeja

Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me...

Pas vizitës së mbrëmshme që presidenti Hashim Thaçi bëri në shtëpinë e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar përmes një shkrimi shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi. Ai ka kërkuar sqarime lidhur me këtë takim dhe dyshon se Thaçi i ka ofruar diçka Mustafës gjatë takimit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se takimi i mbrëmshëm midis Thaçit dhe Mustafës, duhet të sqarohet dhe të tregohet se për çfarë arsye janë takuar.

Ai ka ngritur dyshime se presidenti Thaçi i ka ofruar diçka Mustafës në këtë takim të mbrëmshëm, për të cilin Gazeta Express ka raportuar që nga fillimi.

“Besoj që publiku i gjerë është kureshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë ta informojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-së, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!”, ka shkruar Sherifi.

Postimi i plotë i Sherifit:

“Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u informua nga presidenti Thaçi për takimin me dy zyrtarët e SHBA-ve”

Së paku ky ishte sqarimi zyrtar i zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa për takimin e orëve të vona mes tyre!

Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!

Kjo do të konsiderohej normale po qe se zyrtarët e SHBA-ve nuk do ta kishin në agjendë takimin me përfaqësues të LDK-së.

Ditëve në vijim mbetet të shihet se çka tjetër përpos “informatës” mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz