back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaBIK reagon ndaj atyre që nisen për Siri

BIK reagon ndaj atyre që nisen për Siri

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...
Arrestimet e imamëve dhe shkuarja e disa të rinjve në Siri dhe vendet ku po luftohet ne Lindje të Mesme, ka shtyrë që Bashkësia Islame e Kosovës të reagojë sërish ndaj këtij fenomeni.
 Zëdhënësi i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu, thotë se Prokuroria e Shtetit dhe organet e sigurisë duhet t’i hetojnë rastet e dyshuara dhe të kenë prova për arrestime të tilla, e jo të ngritin padi e të arrestojnë persona fetarë pa baza dhe fakte, ngase, sipas tij, po krijohet panik dhe imazh i keq pa nevojë.
Bashkësia Islame e Kosovës ka komentuar sot zhvillimet e fundit pas arrestimeve të disa imamëve në rajonin e Gjilanit, të dyshuar për bashkëpunim me organizatat terroriste në Siri. Zëdhënësi i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu, bën thirrje për ruajtjen e vlerave fetare e kombëtare.
Sadriu sqaron se askush nga Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka dorë në nxitjen e të rinjve për të marrë rrugë në Siri. Përkundrazi, Sadriu thotë se obligim dhe detyrë kanë edukimin dhe ligjërimin në parandalim pjesëmarrjes në luftëra të tilla, përcjell televizioni publik.
Sadriu u bën thirrje familjarëve të personave të cilët kanë shkuar në luftëra jashtë vendit, që mos ta drejtojnë gishtin në dikë për ta hequr përgjegjësinë nga vetja.
Për çështjen e rrezikut të grupeve ekstremiste dhe të shkuarjes së të rinjve shqiptarë në luftërat në Siri dhe më tej ka folur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Rumani. Rama foli për rastin e shqiptarëve në Ballkan si shembulli më i mirë i bashkëjetesës fetare. Ndërsa, e përcaktoi përshkallëzimin e radikalizmit islamik në zona ku është shfaqur i ashtuquajturi Shteti Islamik si kërcënimin më serioz. Kryeministri nënvizoi se përshpejtimi i integrimit evropian i vendeve të rajonit është përgjigjja e duhur ndaj këtij fenomeni.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz