back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaShowBizBig Basta flet hapur, a i mori paratë e fituara nga Ferma...

Big Basta flet hapur, a i mori paratë e fituara nga Ferma Vip 2?

Të ngjajshme

Mustafa: Kosova është çliruar në 99-tën, s’ka çlirim të dytë dhe as s’do të ketë!

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të...

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot Ngjarjet e ditës 21 shtator...

Milan triumfon ndaj Udineses me dy gola të Pulisic

AC Milan ka regjistruar një tjetër fitore bindëse në...

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti...

Big Basta, i cili për muaj me radhë e ktheu shtëpinë e tij në një fermë, këtë herë hapi dyert e shtëpisë së tij të vërtetë. Në të ka dashuri, ka jetë, pa intriga e pa garë.

Big Bastën e kemi parë në ekran me shumë role: artist, burri i Vesës dhe së fundi edhe fitues i “Ferma VIP”.

Sonte ai vjen në “Prive” në Klan Kosova, mbi të gjitha si Gerald Xhari.

Rrugëtimi i tij prej më shumë se dy muajsh në një shtëpi interesante nuk ka qenë i lehtë. Mbijetoi mes shumë sfidash, kafshëve dhe fytyrave publike që synonin garën.

Por sfidën e durimit e kaloi dhe u kthye në shtëpinë e tij të qetë e simpatike me titullin e fituesit të edicionit të dytë të “Ferma VIP”, titull ky që u vu në dyshim për transparencën.

Rrugëtimi i tij në “Ferma VIP” u shoqërua edhe me lajme kryesore në media për ndarjen nga Vesa. Megjithatë, këto thashetheme u mbyllën kur Vesa i bëri një surprizë bashkëshortit, i cili për një

kohë të gjatë qëndroi i mbyllur në fermë. Në këtë histori përjetoi gjithashtu edhe djali i tyre, Liani.

Dalja nga “Ferma VIP” e bëri Gerin 100 mijë euro më të pasur, por gjatë qëndrimit në fermë ai humbi diçka të pazëvendësueshme: lamtumirën me gjyshen e tij.

100 mijë eurot e fituara nga Basta ai tha se i dorëzoi menjëherë, dhe nuk kaloi shumë kohë deri sa ato para filluan të shpenzoheshin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz