back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare

Bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare

Të ngjajshme

Çmimet e naftës ranë në tregjet ndërkombëtare në afërsi të 68 dollarëve, për shkak të frikës së investitorëve se konflikti tregtar mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian mund të pengojë aktivitetin ekonomik dhe kërkesën për energji.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie nafte pasdite ishte më i ulët për 87 cent krahasuar me mbylljen e tregtisë një ditë më parë, duke arritur në 68,68 dollarë.

Në tregun amerikan, një fuçi me afat dorëzimi në gusht kushtonte ditën e fundit të tregtisë 66,32 dollarë, ose 88 cent më pak. Ndërsa fuçia me dorëzim në shtator tregtohej me një çmim 52 cent më të ulët, prej 65,43 dollarë.

Tregtarët të martën ishin të përqendruar te afrimi i afatit për arritjen e një marrëveshjeje tregtare mes BE-së dhe SHBA-së. Kabineti i presidentit amerikan, Donald Trump paralajmëroi se, nëse marrëveshja nuk arrihet, do të vendosë nga 1 gushti tarifa doganore prej 30 për qind për importin e mallrave nga BE.

Nga ana tjetër, BE-ja po shqyrton një sërë masash të mundshme kundërpërgjigjeje, pasi gjasat për një marrëveshje të pranueshme me Uashingtonin po zbehen, sipas diplomatëve evropianë.

Çmimeve të naftës, ndërkohë, iu dha mbështetje të martën nga dobësimi i dollarit amerikan, që nënkupton fuqi më të madhe blerëse për investitorët që përdorin monedha të tjera dhe nxit kërkesën.

Çmimet ranë “pasi frika nga një luftë tregtare mbizotëroi ndaj ndikimit mbështetës të një dollari më të dobët”, shkroi në një shënim Tony Sycamore nga IG. Rënien më të madhe të çmimeve të naftës e penguan gjithashtu marzhet më të larta për shkak të rezervave të ulëta, vërejnë analistët.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) njoftoi veçmas se çmimi i një fuçie nga shporta e naftës së anëtarëve të saj të hënën ra me 32 cent, në 70,65 dollarë.

- Advertisement -

Të Fundit