Gjatë ditës së sotme në Podujevë ka filluar numrimi i votave për asamblenë komunale.
IndeksOnline raporton se para disa minutash ka rënë sistemi.
Kjo ka bërë që atje të anulohet procesi i numërimit për sonte, madje komisionerët dhe vëzhguesit janë njoftuar se as nesër paradite nuk do të ketë numërim të votave.
Në Qendrën e Numërimit atje në një ndrrim janë 10 tavolina me nga 4 anëtar.
- Advertisement -