back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeBie nga ndërtesa 23 vjeçari derisa po punonte, u dërgua për trajtim...

Bie nga ndërtesa 23 vjeçari derisa po punonte, u dërgua për trajtim në QKUK

Të ngjajshme

Derisa ishte duke punuar, një 23 vjeçar ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Dolli” në Prishtinë, përcjell Indeksonline.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënëses Flora Ahmeti, viktima me inicialet M.M është dërguar për trajtim në QKUK derisa me rastin janë duke u marrë njësitet policore.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën  “Robert Doll” në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar, M.M, mashkull 23 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merren njësitet policore  nga Stacioni Qendra”, ka thënë ajo. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz