BallinaJetëKurioziteteBie miti i fundosjes së ”Titanik”-ut nga një ajsberg

Bie miti i fundosjes së ”Titanik”-ut nga një ajsberg

Të ngjajshme

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Pas 105 vitesh nga fundosja e ”Titanik”-ut, studiuesit thonë se ka prova të qarta se anija më e famshme e historisë së njerëzimit nuk është fundosur për shkak të përplasjes me një ajsberg.

Më 10 prill 1912, ”Titanik”-u u nis në udhëtimin e tij të parë transoqeanik nga porti i Sauthemptonit drejt Nju Jorkut.

Kapiteni Edward John Smith qëllimisht ishte nisur drejt rrugës më të shkurtër, më në veri, nga e përcaktuara duke nënvlerësuar rrezikun e përplasjes me një ajsberg.

Vetëm katër ditë më vonë, ”Titanik”-u u përplas me një ajsberg, që e ndau më dysh dhe e fundosi dy orë më vonë.

Fundosja e ”Titanik”-ut, 105 vjet më parë, konsiderohet si aksidenti më i madh detar i historisë moderne.

Teoria se ”Titanik”-u nuk është fundosur nga përplasja me ajsbergun u shfaq në dokumentarin e fundit të quajtur “Titanik: Prova të reja” që u transmetua nga stacioni televiziv shtetëror britanik ”Channel 4”.

Në dokumentar theksohet hipoteza e re, sipas së cilës një zjarr i madh i rënë në motorët e anijes rezultoi fatal pasi dobësoi strukturën metalike të saj që, pas përplasjes me ajbergun, u nda më dysh. /ATSH/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz