Çiklistët do të përfitojnë shumë nga automjetet gjysmautonome që do të largojnë duart e njerëzve nga timoni.
Kjo, sepse në shumicën e aksidenteve që rezultojnë me lëndime serioze apo fatale shoferët e automobilave janë fajtorë, shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithatë, përpos përfitimit, për automobilat autonomë do të jetë edhe më e vështirë të shmangin një biçikletë.

Problemi 1
Një varg i studimeve në gjithë botën ka nxjerrë rezultate se shoferët janë përgjegjës për 60 deri 80 për qind të aksidenteve mes biçikletave dhe automobilave. Shifrat janë të përafërta edhe në përplasjet që rezultojnë në vdekje apo lëndime të rënda.
Automobilat gjysmautonomë kanë për qëllim të eliminojnë aksidentet, sidomos ato që bëhen me qëllim dhe që shkaktohen me dashje nga shoferët. Por para se kjo të ndodhë, sistemi për detektim i një automobili duhet të jetë në gjendje të njohë një biçikletë që është në rrugë.


