back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeBetohet kryetari Alban Hyseni dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Betohet kryetari Alban Hyseni dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë dhënë betimin të mërkurën, në mbledhjen inauguruese, të cilën e ka udhëhequr anëtari më i vjetër, Isa Agushi.

“Përkundër faktit që ne vijmë nga subjekte të ndryshme politike, misioni ynë i përbashkët është mbrojtja e interesave të komunës së Gjilanit dhe qytetarëve të saj bazuar në ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi”, ka thënë Agushi.

Me ta dhënë betimin, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, gjatë adresimit para kuvendarëve, tha se më shumë se para aktit formal të betimit, sot jemi para një momenti reflektimi, përgjegjësie dhe shprese.

“Sot, duke qenë para secilit prej jush, unë ndjehem shumë krenar, sepse qyteti ynë ka qytetarë të mirë, të mençur e punëtorë, që besojnë në institucionet e tyre dhe te ardhmja e vendit. Pikërisht mbi këtë bazament moral e shoqëror, ndërtohet edhe vizioni ynë”, tha kryetari Hyseni.

Ai theksoi se Komuna e Gjilanit tashmë ka nisur një tranformim të vërtetë, që nuk matet vetëm me kilometër gjatësi apo me metër katror ndërtim, por më shumë matet me mundësi të reja për njerëzit.

“Në këtë drejtim, bulevardi i ri që po realizohet, po bëhet shpirti modern i qytetit, stadiumi është një hapësirë e krenarisë sportive dhe e rinisë, projekti flows që ka ndikim të madh në përmirësimin e cilësisë së jetës sonë, impianti i ujërave të zeza, që pas një kohe të gjatë do të garantojë fundin e problemeve bazike, banimi i përballueshëm dhe social, një dorë e fortë për familjet që kanë nevojë por edhe ata që duan një fillim të ri. Shkolla e mjekësisë, pas 20 vitesh, është një vend që do t’i përgatis brezat e rinj të profesionistëve, për të vazhduar me sallën e sporteve, qendrën e kulturës, stacionin e autobusëve e dhjetëra projekte të tjera”, ka thënë kryetari Hyseni, pas dhënies së betimit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz