BallinaJetëBesojeni ose jo, ky kapak i stilolapsit ka shpëtuar jetën e miliona...

Besojeni ose jo, ky kapak i stilolapsit ka shpëtuar jetën e miliona fëmijëve!

Të ngjajshme

Lirim Kastrati dyshohet se ka këputur ligamentet

Dita e sotme ishte një për t’u harruar për...

Zjarr pranë një objekti depoje në Fushë Kosovë, intervenojnë zjarrfikësit

Një zjarr ka shpërthyer pranë një depoje në Fushë...

Dëgjohen shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Agjencitë e lajmeve po raportojnë shpërthime në Bagdad pranë...

Të gjithë e njohim këtë lloj të stilolapsit, mirëpo shumë pak e dinë se pse forma e kapakut të tyre është e tillë.

Në vitin 1991, kompania BIC  kishte prezantuar një dizajn të ri, ku në kapakun e stilolapsave kishte një vrimë të vogël, transmeton Telegrafi.

Shumë pak njerëz e kishin vërejtur dhe kuptuar rëndësinë e kësaj shpikje. Sidoqoftë, vendimi për këtë dizajn kishte shpëtuar jetët e miliona fëmijëve, e gjithashtu edhe një numër të madh të njerëzve të rritur.

Fëmijët e vegjël kanë dëshirë t’i shijojnë të gjitha objektet që iu bien në dorë, veçanërisht objektet e vogla që mund t’i fusin në gojë. Në anën tjetër, të rriturit kanë dëshirë të kafshojnë kapakun e stilolapsit gjatë kohës që janë nervozë apo të përqendruar.

Kapaku i stilolapsit shumë lehtë mund të futet në kanalin e frymëmarrjes, duke shkaktuar që personi të mbetet pa frymë dhe të vdesë. Në situata të këtilla, vrima e vogël në kapak të stilolapsit ndihmon që një person të marrë mjaftueshëm oksigjen derisa ambulanca të arrijë.

Vendimi i BIC për këtë dizajn ishte mbështetur nga një numër i madh i prodhuesve të stilolapsave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz