back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeBesnik Tahiri: Kosova në udhëkryq, AAK synon NATO dhe përmirësim ekonomik

Besnik Tahiri: Kosova në udhëkryq, AAK synon NATO dhe përmirësim ekonomik

Të ngjajshme

Besnik Tahiri: Kosova në udhëkryq, AAK synon NATO dhe përmirësim ekonomik

Gjatë debatit politik, Besnik Tahiri prezantoi planin e Aleancës...

Benzema vendimtar në fitoren e Al-Ittihadit në Ligën e Kampionëve të Azisë

Al-Ittihadi ka arritur t’i rikthehet fitores në Ligën e...

Përkrahje shpirtërore në rrugëtimin politik për Dr. Bashkim Gllareva 59” (FOTO)

Në familjen Hadja, tek daja Islam, kandidati për deputet...

Prizreni me probleme serioze me energji elektrike, digjet trafo në një lagje

Komuna e Prizrenit është një nga komunat në Kosovë...
- Advertisement -

Gjatë debatit politik, Besnik Tahiri prezantoi planin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se Kosova ndodhet në një udhëkryq serioz dhe AAK synon të ofrojë një program ambicioz dhe të realizueshëm.

Tahiri theksoi se lista e kandidatëve përbëhet nga persona të dëshmuar dhe se bartësi i saj është kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai vuri theksin te siguria dhe integrimi ndërkombëtar:

- Advertisement -

“Pasi kemi arritur të ndërtojmë ushtrinë, pika tjetër është të fusim Kosovën në NATO, që do të ishte zgjidhja më e madhe për sigurinë në pasigurinë globale.”

Ai kritikoi qeverinë aktuale për performancën e dobët në sektorin ekonomik gjatë pesë viteve të fundit:

“Sektori ekonomik ka pasur rënie drastike, dhe përkundër 350 milionë eurove të investuara, nuk ka pasur rezultate të dukshme në mirëqenie dhe shëndetësi. Kosova nuk ka ligj për sigurime shëndetësore dhe qeveria nuk ka arritur të bëjë asgjë për pesë vitet e fundit.”

Plani i AAK-së, sipas Tahirit, përfshin përmirësimin e sektorit ekonomik, avancimin e sigurisë dhe integrimin e Kosovës në NATO.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz