back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeBesnik Osmani: Shëndetësia do të jetë prioritet në Fushë-Kosovë

Besnik Osmani: Shëndetësia do të jetë prioritet në Fushë-Kosovë

Të ngjajshme

Asllani i shënon Ramajt në Bundesliga

Hoffenheimi ka shënuar golin ndaj Heidenheimit në Bundesliga. Dhe ishte...

Petkoviqit i djeg deklarata e Osmanit për tendencat destabilizuese të Serbisë, i reagon presidentes

Petar Petkoviq, kreu i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën”,...

KQZ sot i shpall rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot me...

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me profesionistë të fushës së shëndetësisë, ku është prezantuar programi i tij për përmirësimin dhe avancimin e sistemit shëndetësor në këtë komunë.

“Jam i lumtur që në ekipin tonë kemi 3 kandidate të përkushtuara, të cilat do të japin kontributin e tyre për avancimin e sistemit shëndetësor në komunën tonë”, shkroi Osmani në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu theksoi prioritetet kryesore në fushën e shëndetësisë për mandatin e ardhshëm:

Qendra Stomatologjike
Qendra e veçantë e Urgjencës
Qendra të reja shëndetësore në qytet
Analizat laboratorike të qasshme nga çdo vendbanim

“Me përvojën dhe vizionin e tyre, jemi të bindur se shëndetësia në komunën tonë do të marrë një hap të madh përpara për mirëqenien e qytetarëve tanë!”, përfundoi ai./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz