back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportBesnik Hasi mbetet pushim, fajin e ka asistenti i Luis Van Gal

Besnik Hasi mbetet pushim, fajin e ka asistenti i Luis Van Gal

Të ngjajshme

Lugu i Butë — Krimet e tmerrshme në Komunën e Istogut

Shkruan: Gani Dreshaj Një letër e hapur për komunitetin, historianët...

Dyshohet se kanë vjedhur parfume në një hotel, tre shtetas grekë kapen në Bogorodicë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë...

Coldplay thyen rekordin e stadiumit Wembley

Coldplay festoi fundin e koncerteve të tyre rekord prej...

Besnik Hasi vazhdon të kalojë pushimet në Kosovë, në pritje të një sistemimi të ri. Gjakovari është pushim prej disa muajsh, pas shkarkimit nga Legia e Varshavës dhe për momentin, kontaktet e tij me klubet nuk kanë përfunduar pozitivisht.

besnik hasi

I fundit ishte ai më Genk, që po kërkonte një trajner të ri pasi largoi nga drejtimi Peter Maes. Klubi filloi negociatat me Hasin dhe ai ishte mes kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e kësaj skuadre në të cilën ka luajtur disa vite gjatë karrierës si futbollist. Presidenti Herbert Huben pranoi për mediat belge se Hasi ishte një alternativë e mirë, pasi “njeh ambientin dhe ka cilësitë e duhura për të drejtuar klubin”.

Por në fund, zgjedhja e Genk ra mbi Albert Stuivenberg, holandezin 46-vjeçar që ka më pak famë, por që njeh mirë nivelet e larta të futbollit botëror, pasi që nga viti 2014 ka qenë krahu i djathtë i Luis Van Gal.

78577130-5bf6-11e5-b3ca-05d3f1b0c9dc_web_scale_0.0987863_0.0987863__

Kësisoj, Hasi vazhdon të mbetet në pritje të një kontrate të re, në drejtimin e një klubi apo kombëtareje. Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, duken të hapura për një bashkëpunim me trajnerin gjakovar nëse do të krijohet mundësia në të ardhmen. Mbetet të shihet nëse Hasi do të ketë gjetur apo jo një sistemim derisa nga drejtimi i përfaqësueseve do të jenë larguar De Biazi dhe Bunjaki.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz