back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëBesarta me mesazh prekës për babain e saj Hamëz Jashari, kujton datëlindjen...

Besarta me mesazh prekës për babain e saj Hamëz Jashari, kujton datëlindjen e tij

Të ngjajshme

Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta ka uruar babain e saj për ditën e lindjes së tij. Kjo datë dikur ishte e shënuar në kalendarin e familjes Jashari, transmeton Gazeta Metro.

Besarta, e mbijetuara e vetme e familjes Jashari ka bërë një urim në Facebook dhe ka shkruar për babain e saj Hamzën ku ka thënë se si çdo vit edhe sot po e feston ditëlindjen e tij, duke thënë se ndihet krenare për kontributin e tij që dha për këtë vend. Tjetër ajo ka thënë se fëmijëve iu flet shumë për gjyshin e tyre.

Ajo ka thënë se Hamza mbahet mend si njeri që bashkoi njerëz për qëllime të përbashkëta.

Ky është postimi i plotë i saj:

‘Si çdo herë, edhe këtë vit po festojmë ditëlindjen tënde babush. Të tilla raste, po i shfrytëzoj të tregoj për ty babush dhe virtytet tua. Mbahesh mend, si njeri që bashkove njerëz për qëllime të përbashkëta – që sot na bëjnë krenarë. Dyli i vogël, që me mburrje mban nofkën tënde qetësisht po më dëgjon, teksa unë po i tregoj për ty. E mua po më mundon një pyetje “çfarë do të bëje për Kosovën, në rrethana aktuale ku po rritet Dyli?”. Jam e vetëdijshme që përgjigjen duhet kërkuar në kujtimet tona, por një gjë jam e sigurtë se tërë jetën ke besuar në popullin tonë, në vlerat tona dhe në të drejtën tonë. Nga ky qëndrim kurrë nuk lëkundemi, këtë ta premtoj babush. Përgjigjjen do ta gjej, edhe Dylit do ti tregoj!!! Urime ditëlindja babë. Vajza jote krenare, Besarta’, ka shkruar Besarta në Facebook./gazetametro.net

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz