back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaSportBesart Berisha njofton FIFA-n se do të luaj për Kosovën

Besart Berisha njofton FIFA-n se do të luaj për Kosovën

Të ngjajshme

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arrit që të bëj për vete Besart Berishën, njërin ndër sulmuesit më të mirë shqiptar të viteve të fundit.

Berisha ka pranuar të luaj për Kombëtaren e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi në vitin 2018.

Lajmi.net ka siguruar letrën që 31 sulmuesi vjeçar ia ka dërguar FIFA-s, ku i kërkon që t’i lejohet të vesh fanellën e Kosovës, duke i sqaruar edhe mundësitë që në të kaluarën ia kanë pamundësuar një gjë të tillë.

Letra e plotë e Besart Berishës drejtuar FIFA-s:

Të nderuar,

Po ju drejtohem me shpresën se kërkesa ime do të trajtohet në mënyrë të drejtë!

Jam Besart Berisha, futbollist profesionit që aktualisht luaj për ‘Melburne Victory’ në Australi.

Kam lindur në Prishtinë-Kosovë me 29.07.1985. Jam rritur në Kosovë dhe kam filluar të luaj  futboll atje.

Kam luajtur futboll (Kosovë) për klube, ku edhe jam formësuar si futbollist. Por ashtu siç ju e dini, nuk kam mundur të luaj  për vendin ku kam lindur  dhe nuk e kam ditur se edhe sa kohë do të vazhdonte kjo situatë, prandaj si 26 vjeçar, kisha vendosur të luaj për ekipin Kombëtar të Shqipërisë, për të cilin kam luajtur deri në vitin 2009.

Nga viti 2009, nuk jam më pjesë e asnjë ekipi kombëtar.

Megjithatë, pas njohjes së Federatës së Futbollit të Kosovës nga UEFA dhe FIFA, me mirësjellje ju kërkoj të më jepni lejen të përfaqësoj vendin  tim, vendlindjen time, për të cilën kam ëndërruar që kur isha fëmijë.

Kam lindur në Kosovë, jam rritur atje, jo vetëm si person por edhe si futbollist në Kosovë, prandaj jam shumë i lidhur me vendim tim dhe gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur për Kosovën.

Prandaj, bazuar në rregulloren tuaj, jam i sigurt që ju do të më lejoni të realizoj ëndrrën time.

E kuptoj se mund ta shfrytëzoj të drejtën time vetëm një herë që të ndërroj Federatën,  dhe se vendimi i FIFA-s është përfundimtar.

E di se disa nga ju keni qenë lojtarë profesionistë dhe mendoj se ju e dini më mirë se kushdo tjetër se sa e rëndësishme është për një lojtar të prezantojë vendin e tij dhe të ndjehet krenar për të veshur fanellën e ekipit kombëtar.

Pres nga ju një përgjigje pozitive lidhur me faktin se FIFA është për ‘Fair Play’ dhe lejimi i futbollistëve që  të përfaqësojnë shtetin e vet, është definicion për ‘Fair Play’ dhe se kjo është e drejtë bazike për mua, për të cilën jam i sigurt se FIFA do t’i përgjigjet.

Gjithë të mirat

Besart Berisha 23.08.2016

 

- Advertisement -

Të Fundit