back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeBerset në takim me Gërvallën pa “paragjykuar statusin e Kosovës”, kërkon të...

Berset në takim me Gërvallën pa “paragjykuar statusin e Kosovës”, kërkon të ruhet e forcohet demokracia në rajon

Të ngjajshme

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Alain Berset, ka njoftuar se është takuar me ministren në detyrë të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Ai tha se në bisedën me Gërvallën është përditësuar me zhvillimet e fundit në Kosovë, për të cilat tha se Këshilli i Europës “i ndjek nga afër”.

“Ruajtja dhe nxitja e stabilitetit demokratik në të gjithë rajonin është thelbësore”, shkroi ai.

Berset, ish-president i Zvicrës, poshtë njoftim shtoi se pjesën sqaruese që zakonisht përdoret për Kosovën pa “paragjykuar statusin e saj”.

“Të gjitha referencat për Kosovën, qoftë territori, institucionet apo popullsia, në këtë tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës”, shkroi ai.

Për këtë takim, Gërvalla vetë s’ka njoftuar./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz