BallinaLajmeBernard Nikaj tërhiqet nga gara për deputet, fokusohet te fushata dhe programi...

Bernard Nikaj tërhiqet nga gara për deputet, fokusohet te fushata dhe programi elektoral i PDK-së me Bedri Hamzën

Të ngjajshme

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter...

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

Zyrtari i PDK-së, Bernard Nikaj, ka njoftuar se nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Nikaj ka thënë se do të fokusohet në mbarëvajtjen e fushatës, në përgatitjen e programit elektoral dhe punët e tjera që sipas Nikajt do të shpiejnë drejt fitores.

“Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe integrim të përshpejtuar evropian. Unë do të jem këtu çdo ditë për të çuar përpara këtë vizion, me punë, me ide dhe me përkushtim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë

Të dashur miq,

Teksa po finalizojmë listën kandiduese për zgjedhjet e 28 dhjetorit, dëshiroj të ju njoftoj se këtë radhë kam vendosur të mos garoj, por të fokusohem plotësisht në angazhimet që kam për mbarëvajtjen e fushatës, në përgatitjen e programit elektoral dhe në punën tonë të përbashkët drejt fitores më 28 dhjetor.

Jam plotësisht i përkushtuar t’i ndihmoj kryetarit Bedri Hamza dhe gjithë ekipit tonë që të prezantojmë një platformë moderne, profesionale dhe të besueshme për të ardhmen e Kosovës.

Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe integrim të përshpejtuar evropian.

Unë do të jem këtu çdo ditë për të çuar përpara këtë vizion, me punë, me ide dhe me përkushtim.

U dëshiroj shumë fat dhe suksese kolegëve të mi në listën e kandidatëve. Secili prej tyre përfaqëson punën, përkushtimin dhe vizionin e PDK-së për një Kosovë më të mirë.

Jam i bindur se, së bashku, do të zhvillojmë një fushatë dinamike e dinjitoze dhe do të jemi zëri i qytetarëve kudo në vend./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz