Bernal drejt rinovimit me Barcelonën deri në vitin 2031
dp

Lexo edheBarcelona heq dorë nga Luis Suarez, klauzola prej 80 milionë eurosh shumë e lartë

Marc Bernal është gjithnjë e më afër rinovimit të kontratës me Barcelonën deri në vitin 2031.
Mesfushori 19-vjeçar aktualisht ka kontratë me katalunasit deri në qershor të vitit 2029, por klubi dëshiron ta shpërblejë për paraqitjet e tij dhe ta lidhë edhe më gjatë me ekipin.
Barcelona e konsideron Bernalin pjesë të rëndësishme të projektit për të ardhmen. Klubi kishte rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2029 në shtator të vitit të kaluar, me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

Lexo edheBarcelona heq dorë nga Luis Suarez, klauzola prej 80 milionë eurosh shumë e lartë
Tani, negociatat e reja janë në fazat përfundimtare dhe pritet që Bernal të vazhdojë aventurën në Camp Nou deri në vitin 2031.