back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeBerjani kërkon shpërndarjen e rezervave shtetërore të naftës në të gjitha pikat...

Berjani kërkon shpërndarjen e rezervave shtetërore të naftës në të gjitha pikat e karburantit

Të ngjajshme

Suhareka krah Haradinajt: Prezantohet vizioni për qeverisje dhe zhvillim

Pas tubimit elektoral të mbajtur sonte në Suharekë, kryetari...

Pas debateve të njëpasnjëshme, Fjolla shpërthen në lot

Gjatë ditës së sotme, Fjolla Morina ishte protagoniste e...

Napolit mund t’i ndalet merkatoja, zbulohet arsyeja

Pas fitimit të Superkupës Italiane, Napoli mund të përballet...
- Advertisement -

Shoqata e Naftëtarëve ka mbajtur sot mbledhjen e Kuvendit, ku është diskutuar çështja e rezervave shtetërore të naftës.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, tha se deri më tani asnjë kryeministër nuk ka dhënë premtime konkrete se ku dhe si do të menaxhohen rezervat shtetërore të naftës.

- Advertisement -

Megjithatë, ai theksoi se shoqata ka një kërkesë të qartë drejtuar institucioneve të vendit.

Sipas Berjanit, Shoqata e Naftëtarëve do të kërkojë që rezervat shtetërore të naftës të shpërndahen në të gjitha pikat e karburantit, duke theksuar se kjo praktikë është në përputhje me rregullat dhe legjislacionin evropian.

“Sa i përket rezervave shtetërore, tashmë po shihet se jemi në fushatë dhe asnjë kryeministër deri tani nuk ka premtuar se ku do të jenë dhe si do të menaxhohen ato. Por ne do të arrijmë qëllimin tonë dhe do të kërkojmë që rezervat shtetërore të shpërndahen në të gjitha pikat e karburantit. Kjo është rregull dhe ligj evropian, jo vetëm në Kosovë apo në rajon. Janë rregulla të Bashkimit Evropian dhe besoj se do ta realizojmë këtë kërkesë”, ka deklaruar Berjani.

Ai u shpreh optimist se kjo kërkesë do të gjejë mbështetje dhe do të zbatohet në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz