Berisha thirrje deputetit Krasniqi: Eja ulemi bisedojmë, egjiptianëve u takon një ministri

Deputeti i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha i ka bërë një thirrje deputetit, Elbert Krasniqi, që iu bashku grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
“Si dy përfaqësues të zgjedhur të komunitetit Egjiptian dhe duke e vlerësuar gabimin tonë të veprimit ndaras në qeverinë Kurti dhe humbjes së mundësisë për të drejtuar ministri në qeverinë në shkuarje, e ftoj deputetin Elbert Krasniqin që të ulemi dhe bashkërisht të vendosim për interesin dhe nevojat e komunitetit Egjiptian duke i paraprirë për të drejtuar ministri”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Thirrje vëllazërore dhe e sinqertë për IRDK-në dhe Kryetarin z. Elbert Krasniqi
Duke mos dashur të ndërhyjë në përgjegjësin e IRDK-së dhe vendimet përfundimtare të tyre, dhe duke e vlerësuar që secila qeveri në të kaluarën edhe kjo në ardhje, komunitetin Egjiptian nuk e kanë përfill dhe nuk do e trajtoj asnjëherë dinjitetshëm këtë komunitet, duke mos i jep besimin për të drejtuar ministri bazuar në vlerat dhe nevojat e komunitetit tonë dhe duke qenë i vetëdijshëm se i vetmi kriter që tradicionalisht qeveritë në Kosovë e përdorin është fuqia e numrit të deputetëve nga komuniteti i caktuar.
Si dy përfaqësues të zgjedhur të komunitetit Egjiptian dhe duke e vlerësuar gabimin tonë të veprimit ndaras në qeverinë Kurti dhe humbjes së mundësisë për të drejtuar ministri në qeverinë në shkuarje, e ftoj deputetin Elbert Krasniqin që të ulemi dhe bashkërisht të vendosim për interesin dhe nevojat e komunitetit Egjiptian duke i paraprirë për të drejtuar ministri.
Duke besuar në qëndrimet objektive të IRDK-së dhe duke e ditur se edhe ata mbajnë përgjegjësi për dinjitetin e Egjiptianëve, e ftoj z. Krasniqi të bëhemi bashkë dhe të dalim më të fuqishëm përballë qeverisë në ardhje dhe cilës do parti tjetër.

Lexo edheVV: Ne kemi thënë se rruga që po e ndjek presidenti dhe LDK-ja, janë praktika dhe norma kushtetuese të Serbisë!
P.S. Për të lehtësuar procesin unë si Veton, tërhiqem prej mundësisë për të u bërë ministër dhe duke u dakorduar paraprakisht të përcaktojmë bashkërisht një personalitet intelektual të komunitetit tonë.
Thirrja është e sinqertë!
Me respekt
Veton Berisha-PLE
Deputet i Kuvendit të Kosovës














