back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeBerisha: Thaçit nuk i them as mirëdita, ka bërë marrëveshje të dëmshme...

Berisha: Thaçit nuk i them as mirëdita, ka bërë marrëveshje të dëmshme për Kosovën

Të ngjajshme

Pas shumë kohësh, vjen foto e re fundviti nga Gjesti

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje totale nga jeta...

Ish-presidenti i Malishevës, humanisti i njohur bën thirrje të votohet Fatmir Limaj të dielën

Ish-presidenti i FC Malishevës, humanisti i njohur nga Gjermania,...

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tregon mesazhin që mori nga Thaçi e Veseli

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri...

Vdes babai i Mimoza Kusari-Lilës

Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare, Mimoza...

Deri në 40 minuta po zgjasin pritjet për të hyrë në Kosovë në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufriti ka bërë përditësimin...
- Advertisement -

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka folur për dialogun mes Kosovës e Serbisë. Platformën e miratuar nga qeveria e ka quajtur të mangët, ndërsa ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk mund t’i ikë Kuvendit. Ka treguar edhe për raportet jo të mira me Presidentin, ndërsa ka thënë se ky i fundit ka bërë marrëveshje të dëmshme në emër të Kosovës.

- Advertisement -

Edhe pse pjesë e koalicionit qeverisës, Zafir Berisha i Nismës thotë se platforma e miratuar nga Qeveria për fazën finale të dialogut me Serbinë ka qenë e mangët dhe ‘me fjali dëshirore’.

“Ne qëndrojmë në atë se parlamenti duhet të ketë një platformë të qartë nga e cila nuk mund të lëviz askush. Fillimisht Parlamenti duhet ta krijojë unitetit. E dyta është kush do ta udhëheqë”, ka thënë Berisha, shkruan Gazeta Express.

Deputeti i Nismës thotë se presidenti i vendit ka kompetenca të përfaqësojë vendin, por jo të vendos për marrëveshje të llojit të veçantë siç mund të jetë ajo me Serbinë.

“Nuk e di kush do të udhëheq bisedime. Hashimi i ka disa kompetenca, por jo me bisedu për marrëveshje që është e rëndësisë së veçantë. Nëse mendon dikush që mund të bëjë marrëveshje duke injoruar Kuvendin, e ka gabim”, ka thënë Berisha.

Ai ka kritikuar Presidentin Thaçi për deklaratat e tij në konferencë për media ku kishte thënë se ‘bota s’ka kohë të na pres dhe nëse humbim kohë, mbesim si Palestina’.

“Deklarata e papërgjegjshme që po jepen nga Presidenti, ku po bëhen krahasime me popuj të tjerë”,  tha deputeti.

Ndërsa ai ka folur edhe për raportet e acaruar që ka me Presidentin. Thotë se me të s’ka asnjë lloj komunikimi dhe i përmend marrëveshjet, sipas tij, të dëmshme të nënshkruar nga Presidenti Thaçi.

“Ka një kohë të gjatë që as mirëdita nuk i them. Nuk është ai Hashimi. Ai ka ndryshuar shumë, qëndrimet, lëvizjet, marrëveshjet, si ajo e vitit 2013 tregojnë se ai bën marrëveshje të dëmshme”.

Ndërsa, nuk ka pranuar të tregojë për raportet që ka shefi i tij, Fatmir Limaj me Presidentin Thaçi, një ditë pasi Kryeministri Haradinaj tha se Limaj e Thaçi darkojnë së bashku.

“Nuk më ka interesuar të di. Këto gjëra i ka shpjeguar vetë Fatmiri”, ka përfunduar Berisha. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz