back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBerisha: Sot krejt Kosova është UÇK, përveç mbetjeve sllave dhe analfabetëve të...

Berisha: Sot krejt Kosova është UÇK, përveç mbetjeve sllave dhe analfabetëve të regjimit aktual

Të ngjajshme

Ish-deputeti, Zafir Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Sot të gjitha rrugët të dërgojnë në Prishtinë, për të protestuar kundër padrejtësisë që bëhet në emër të ‘drejtësisë ndërkombëtare’”, ka shkruar Berisha.

Ai ka kritikuar ashpër ata që, sipas tij, nuk e kanë mbështetur UÇK-në as gjatë luftës dhe as sot, duke i quajtur “mbetje sllave” dhe “analfabetë të regjimit aktual”.

Sipas tij, përkrahja për UÇK-në nuk ka qenë kurrë e mirëpritur nga ata që, siç shprehet ai, “dikur kishin lidhje të dyshimta me regjimin serb”.

Berisha ka akuzuar gjithashtu qeverinë për qëndrime të dyfishta ndaj Gjykatës Speciale, duke pretenduar se në të kaluarën ata kanë qenë të interesuar që kjo gjykatë të themelohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në mënyrë që Rusia dhe Kina të kishin ndikim në proceset që lidhen me UÇK-në, raporton lajmi.net

“Sot krejt Kosova është UÇK-ja, përveç atyre që u pengon e vërteta e luftës sonë çlirimtare,” përfundon Berisha.

Protesta e sotme pritet të mbahet në Prishtinë, me pjesëmarrje të qytetarëve dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kërkojnë drejtësi për të akuzuarit në Hagë.

Postimi i plotë:

“Sot të gjitha rrugët të dërgojn në Prishtinë, për të protestu kundër padrejtësisë që bëhet në emër të “drejtësisë ndërkombëtare”. Mbështja për UÇK-së nuk është se vetëm sot po ju pengon mbetjeve sllave në Kosovë që po kundërmojn nga kazanat e mbeturinave, UÇK-së ju ka penguar edhe gjatë luftës, kur këtyre mbetjeve ju prishte kumarin me serbët. Sot krejtë Kosova është UÇK-së, përveq mbetjeve sllave dhe analfabetëve të regjimit aktual, të cilët shiten në opinion se gjoja kanë qenë kundër gjykatës speciale, e që në faktë koha po tregon se me kundërshtimin që e kanë bë, po delën se kanë qenë të interesuar që këtë gjykatë me formu KS i OKB, që Rusi dhe Kina me pasën akcesë në denimin e luftës së UÇK-së”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit