Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi në një konferencë për mediat nga selia blu atë që e cilësoi rënien dramatike të turizmit në Shqipëri këtë sezon.
Berisha tha se numri prej 10 mln turistësh i paraqitur 2-3 vitet e fundit është një mashtrim, sepse përfshin të gjithë pasagjerët shqiptarë dhe rajonalë të linjave ajrore.
Sipas tij, rënia drastike e turistëve që nisi vitin e shkuar dhe u thellua më shumë këtë vit ka si shkak paratë e pista të drogës që çuan në rënien drastike të euros.
“Rënia e vlerës së euros në 35 për qind, rënia e vlerës së dollarit në 35 për qind, rënie e shpejtë dhe instalimi i saj në këtë nivel, bëri që turisti që më parë me 100 euro blinte shërbimet dhe mallrat e caktuara, një vit më pas duhet të shpenzonte në Shqipëri 135 euro. Të fshehësh këtë, bëhesh bashkëfajtor në një krim.