Asamblisti Vehbi Berisha ka reaguar për mos prezencën e PDK-së, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare në Drenas.
Berisha ka shkruar se në këtë seancë do të ngriste një çështje e cila burimin e ka në legjislaturën e kaluar.
Në kohen kur Kryetar i Komunës së Drenasit ishte Nexhat Demaku, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të datës 09.02.2016, me shumicë votash ishte marr vendim që 5 punëtoret e sigurimit të ktheheshin si punëtorë të rregullt të Komunës siç kishin qenë dikur (dëshmi për ketë është procesverbali i mbledhjes së KK të datës 09.02.2016, gjejeni të bashkangjitur në ketë postim). Por meqenëse ky vendim ishte marr në kohen kur buxheti komunal për atë vit ishte miratuar, asokohe u pat vendos që zbatimi i këtij vendimi të bëhet menjëherë posa të sigurohen mjete financiare për paga qoftë me rishikimin e buxhetit të vitit 2016 ose më së largu prej 1 Janarit 2017 e tutje. Por ky vendim i Kuvendit Komunal të Drenasit asnjëherë nuk u jetësua, madje tashmë së fundi Kryetari aktual i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, punëtorët e lartcekur i ka larguar krejtësisht nga puna edhe pse për ta Kuvendi Komunal i Drenasit ka marr vendim ma herët që të kthehen nen buxhetin e Komunës së Drenasit.
Berisha ka inkurajuar punëtorët e larguar nga puna që të fillojnë betejën ligjore ndaj Komunës së Drenasit, meqë për këtë ekzistojnë edhe dëshmitë e procesverbaleve dhe video-inçizimet.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Berishës
Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar përkrahës, siç ju kemi njoftuar për ditën e djeshme ishte thirrur seancë e jashtëzakonshme me të vetmen pikë diskutimi si në vijim:
1) Mos respektimi i akteve juridike në Komunën e Drenasit.
Kjo seancë e jashtëzakonshme u thirr me iniciativën e opozitës në Drenas ku nënshkrues për thirrjen e kësaj seance isha edhe unë se bashku me tre Asambleistët tjerë nga NISMA për Kosovën. Kjo seancë e jashtëzakonshme u mbajt formalisht, por realisht opozitës iu pamundësua ta shpreh para foltores së kuvendit atë se për çka u thirr kjo seancë dhe e krejt kjo u pamundësua nga pushteti aktual i PDK-së.
Në pamundësi të diskutimit në seancën e thirrur, atëherë dua të ndaj me ju çështjen të cilën jam pas përgatitur ta ngriti për diskutim në Kuvendin Komunal të Drenasit, si në vijim:
Në kohen kur Kryetar i Komunës së Drenasit ishte Nexhat Demaku, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të datës 09.02.2016, me shumicë votash ishte marr vendim që 5 punëtoret e sigurimit të ktheheshin si punëtorë të rregullt të Komunës siç kishin qenë dikur (dëshmi për ketë është procesverbali i mbledhjes së KK të datës 09.02.2016, gjejeni të bashkangjitur në ketë postim). Por meqenëse ky vendim ishte marr në kohen kur buxheti komunal për atë vit ishte miratuar, asokohe u pat vendos që zbatimi i këtij vendimi të bëhet menjëherë posa të sigurohen mjete financiare për paga qoftë me rishikimin e buxhetit të vitit 2016 ose më së largu prej 1 Janarit 2017 e tutje. Por ky vendim i Kuvendit Komunal të Drenasit asnjëherë nuk u jetësua, madje tashmë së fundi Kryetari aktual i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, punëtorët e lartcekur i ka larguar krejtësisht nga puna edhe pse për ta Kuvendi Komunal i Drenasit ka marr vendim ma herët që të kthehen nen buxhetin e Komunës së Drenasit.
Prandaj kjo ishte ajo për të cilën doja ta diskutoja në seancën e jashtëzakonshme pasi që mendoj se kjo ishte njëra nder çështjet që përputhej plotësisht me piken e rendit të ditës dhe mendoj se kemi të bëjmë me shkeljen e një vendimi i cili është marrë me shumicë votash dhe kësisoj padrejtësisht po i humbet e drejta punës për punëtorët e lartcekur. Duke qenë se kjo çështje është e dokumentuar dhe e filmuar unë do ti inkurajoj punëtorët e larguar nga puna që ta fillojnë betejën ligjore ndaj Komunës së Drenasit për largimin e tyre nga puna sepse kanë dëshmi të pakontestueshme si: procesverbalin e mbledhjes i cili është dokument zyrtar i cili pasqyron vendimet dhe diskutimet në mbledhjet e kuvendit si dhe po ashtu edhe viedoincizimi i seancës në fjalë.
PS: https://youtu.be/9ku6iF4yDXc Ky është linku i videoincizimit të seancës së datës: 09.02.2016, ku diskutimet për çështje e përshkruar fillojnë nga minuta 1:33:01 e tutje.
Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas
