Kjo foto ka përfunduar në inbox-in e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka publikuar menjëherë, pa më të voglin verifikim, shoqëruar me diçiturën: “Kësaj i thonë Llogaridhënie alla ……!”
Fotoja ku shfaqet deputeti i PS Bledi Çuçi gjatë takimit të llogaridhënies në Tepelenë i është dërguar Berishës nga një qytetar. Çuçi shfaqet duke i hedhur dorën me shumë dashamirësi një vajze të re brune.
“Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetari dixhital. sb
“Doktor përshendetje këta deputetët e rilindjes mir po e zhvatin këtë popull po po i ndajn e nga gratë, sot në Tepelenë Blendi Çuçi”.
Sakaq, mësohet se vajza që shikoni në foto, quhet Eni Çuçi dhe është kushërira e deputetit.