back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBerisha premton zgjidhje të problemeve për Handikos-in në Drenas

Berisha premton zgjidhje të problemeve për Handikos-in në Drenas

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Kandidati i Partisë FJALA dje aktivitetet e fushatës zgjedhore i filloi me takime me të rinjtë e Drenasit në sheshin Fehmi Lladrovci në Drenas, për të vazhduar me vizitën e paraparë në institucione lokale, si në Handikos-dega në Drenas, aty ku marrin shërbimet e nevojshme fëmijët me aftësi të kufizuara. Për më tepër lexoni postimin e tij të plotë në Facebook.

Të nderuar qytetar të Drenasit, të nderuar miq dhe përkrahës, sot aktivitetet e fushatës zgjedhore i filluam me takime me të rinjtë e Drenasit në sheshin Fehmi Lladrovci në Drenas, për të vazhduar me vizitën e paraparë në institucione lokale, si në Handikos-dega në Drenas, aty ku marrin shërbimet e nevojshme fëmijët me aftësi të kufizuara. Ne patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me stafin e qendrës Handikos në krye me z. Behxhet Binaku. Fillimisht u njoftuam nga z. Binaku me historikun e shkurtër të qendrës si dhe me problemet dhe vështirësitë që ka Handikos në Drenas, në ushtrimin e veprimtarisë dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore-rehabilituese ndaj një kategorie siç janë fëmijët me aftësi të kufizuara. Pasi vizituam edhe hapësirat brenda qendrës Handikos, ne e shpalosëm edhe programin tonë përkitazi me ketë çështje, se qysh në muajt e parë të qeverisjes sonë do e zhvendosim qendrën Handikos nga kontinierët  metalik aty ku ndodhen për tu vendosur në disa hapësira të renovuara të objektit të vjetër të Komunës së Drenasit derisa të ndërtohet një objekt i ri nga themeli enkas për Handikosin në Drenas. Pastaj shprehem angazhimin tonë se me qeverisjen tonë do të krijojmë kushte për stabilitet financiar pasi që qendra Handikos deri me tani financohet vetëm në bazë të projekteve e jo në bazë të rregullt mujore ose vjetore. Pastaj do të ofrojmë një qasje krejt ndryshe ndaj kësaj kategorie të shoqërisë sonë por edhe ndaj vet qendrës Handikos ku do të jemi përkrahës të tyre në raport me Ministrinë e Shëndetësisë por edhe institucionet tjera relevante me qellim të koordinimit dhe institucionalizimit të donacioneve dhe nevojave tjera të qendrës. Si dhe përpos subvencionimit të rregullt disa nevoja të brendshme do të mbulohen nga Komuna e Drenasit duke i klasifikuar ato si shpenzime në kategorinë e  mallrave dhe shërbimeve në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz