Berisha për krerët e UÇK-së në Hagë: Shqetësimi i madh është se kërkush s’po shqetësohet për ta
dp

Lexo edhe“Fjalë japin, punë s’po kryejnë” – Nesër, afati i premtuar punëtorëve të QKUK për zgjidhje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Speciale, e cila rrëzoi mocionin e mbrojtjes për rastin Thaçi dhe të tjerët.
“Është një lajm i keq që nuk është aprovuar një kërkesë e mbrojtjes të pjesëtarëve të UÇK-së, edhe pasi u provua që krejt këto kanë qenë falsifikime, prapë se prapë mbetën në burg. Edhe shqetësimi më i madh është se kërkush nuk po shqetësohet, kërkush nuk po del me thënë se kjo është padrejtësi dhe kërkush nuk po bën kurgjë hiq”, tha ai.

Lexo edhe“Fjalë japin, punë s’po kryejnë” – Nesër, afati i premtuar punëtorëve të QKUK për zgjidhje