back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBerisha: Ndihem i nderuar që do t’i prijë listës së Nismës për...

Berisha: Ndihem i nderuar që do t’i prijë listës së Nismës për asamble në Drenas

Të ngjajshme

“Mërgata nuk duhet të përdoret prej politikës”, Gani Dreshaj tregon pikëpamjet e diasporës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,...

“Gjilani mirëpret forcën e PDK-së: Ganimete Musliu mes njerëzve të suksesit”

Kandidatja me numër 12 e PDK-së, Ganimete Musliu, po...

Rrezarta Krasniqi akuzon Kurtin për hipokrizi: Po flet sot në emër të Rugovës…

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete,...
- Advertisement -

Vehbi Berisha do t’i prijë listës së Nismës për asamble komunale në Drenas. Ai përmes rrjeteve sociale ka shkruar se ndihet jashtëzakonisht i nderuar që është pjesë e garës për asamble komunale të Drenasit ku do t’i prijë listës me 43 kandidatë.

- Advertisement -

“Kam nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e kësaj liste në mesin e njerëzve me virtyte të larta profesionale, morale dhe kombëtare”- shkruan Berisha.

Ky është postimi i plotë i Vehbi Berishës

Të dashur qytetarë të Drenasit, anëtarë dhe përkrahës të NISMA për Kosovën, ndihem jashtëzakonisht i nderuar që në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 22 Tetor 2017 do të jem pjesë e garës për Asamble Komunale në Drenas, ku do ti prijë listës së NISMA për Kosovën me gjithsejtë 34 kandidatë. Kam nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e kësaj liste në mesin e njerëzve me virtyte të larta profesionale, morale dhe kombëtare. Gjatë mandatit tim që po e lemë pas në Kuvendin Komunal të Drenasit kam punuar dhe jam munduar që të jem zëri i juaj të nderuar qytetarë, duke ngritë shqetësimet tuaja para institucioneve publike lokale dhe qendrore dhe në vazhdimësi jam përpjekur që të jem ai i cili promovon dhe kultivon transparencën duke i bërë publike të gjitha aktivitetet e mia politike në Asamble Komunale dhe jashtë saj. Përveç kësaj jam nderë Asambleistët e rrallë që deri me tani për çdo vit kam prezantuar raportin tim vjetor të punës në Asamble Komunale, duke u bërë kështu një shembull i ri i transparencës dhe demokracisë lokale.

Por fjalët me të shpeshta që mu kanë thënë nga qytetaret, deri me tani kanë qenë se jemi pak Asamblesit të cilët po punojmë në ketë drejtim, prandaj sot kam nderin të ju njoftoj se pas datës 22 Tetor, do të kemi një situatë krejt ndryshe ku Asambleistët e NISMA për Kosovën do ti përfaqësojnë denjësisht qytetaret e Drenasit dhe garanci për ketë është lista e Kandidateve për Asamble që fillon me mua e vazhdon me figura të ndritshme dhe intelektual/e të dëshmuar si në vijim: Sabrije Kukaj – Mësuese dhe veprimtare e dalluar shumë vjeçare (Asambleiste për dy mandate), Prof. Nexhmedin Bala – Asambelist për dy mandate në KK Drenas, Lavdije Rrusta, Arigon Sinani, Dr. Tafil Xhekaj, Prof. Ilir Demaku, Pranvera Sopi, Rrustem Thaqi, Xhemajl Ademi, Qendresë Xhema, Islam Shala, Ramdan Gashi, Kaqusha Kastrati, Burim Bujupi, Dardan Ajazi, Imrane Gorani, Arsim Cakaj, Armend Shabani, Malësore Cakiqi, Qendrim Krasniqi, Albert Dervishi, Gani Syla, Fitore Morina, Arian Krasniqi, Din Krelani, Shpresa Mulaku, Sherif Sejdiu, Altin Avdullahu, Valdete Qorri, Florim Rexha, Ardita Demaj, Valentina Jetullahu dhe Kushtrim Gashi.

Qytetari i Drenasit tani e ka zgjedhjen në dorën e tij si dhe NISMA për Kosovën ka prezantuar listën e ndryshimit në Drenas e cila do të kurorëzohet me fitoren bindëse të Kandidatit tonë për Kryetar të Komunës së Drenasit z. Isa Xhemajlaj i cili do ta qeverisë Komunën e Drenasit në 4 vitet e ardhshme.

Zoti na ndihmoftë dhe na priftë e mbara!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz