BallinaBerisha kërkon edhe një shkollë për qytetin e Drenasit

Berisha kërkon edhe një shkollë për qytetin e Drenasit

Të ngjajshme

Ilir Krasniqi: Ëndrra jonë vazhdon…!

Pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në Prishtinë, në...

Agim Ademi: 400 mijë persona kërkuan bileta

Interesim të jashtëzakonshëm shfaqën tifozët kosovarë për të parë...

Selin provokoi Mirin dhe Rogertin, debate në “Big Brother VIP

Treshja, Selin, Miri dhe Rogerti, po vijojnë ende me...

Mbledhja e Kuvendit Komunal në Drenas u shoqëruar me debate dhe diskutime të ndryshme për 11 pikat e rendit të ditës.

Njëra ndër pikat e cila zgjoi debat ishte ajo për Arsimin në Drenas. Edhe pse në këtë mbledhje mungoi drejtori i Arsimit, asamblistët i shprehen qëndrimet e tyre.

Asamblisti i pavarur, Vehbi Berisha, kërkoi që komuna e Drenasit për vitin 2016 të shqyrton mundësin për ndërtimin edhe të një shkolle të re në qytet.

Sipas një njoftimi të cilën e bëri prishtinaonline, asamblisti Berisha theksoi:

“Komuna e Drenasit për vitin e ardhshëm duhet të gjej fonde për ndërtimin e një shkolle të re fillore për Lagjen e Feronikelit, lagjen e Xhamisë dhe një pjesë lagjes urbane në Poklek, për arsye se e dimë fare mirë se shkollat në qytetin e Drenasit i kemi të mbingarkuara dhe aq me tepër kur e dimë se përditë kemi migrim nga fshati në qytet”.

Asambleisti Berisha po ashtu vazhdoi edhe me kritika për  Drejtorinë e Arsimit për menaxhimin e dobët të arsimit në Drenas, ku theksoi “Me 1 shtator në 4 shkolla të Drenasit nuk filloi mësimi për arsye se kanë qenë duke i rinovuar, por Drejtoria e Arsimit ka dështuar ta menaxhoj ketë situatë sepse nxënësit kanë mund ta zhvillojnë mësimin me tri ndërrime në shkollat tjera të cilat nuk kanë qenë duke u rinovuar, po ashtu një problem tjetër është menaxhimi i dobët institucional i shkollave ku vazhdimisht Komuna e Drenasit ndan mjete për renovimin e nyejve sanitare dhe prapë pas një viti i kemi në gjendje të tmerrshme” përfundoi fjalimin e tij Asamblisti, Vehbi Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz