back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmeBerisha: Afrimi i Fatmir Limajt me Albin Kurtin më bëri ta braktis...

Berisha: Afrimi i Fatmir Limajt me Albin Kurtin më bëri ta braktis Nismën

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga mot relativisht...

Mesazhi i Mexhitit për kundërshtarët: Kur t’i shohin rezultatet do të ikin fare

Pasi kreu votimin, kandidati për kryetar të Çairit Izet...

Rezulate befasuse në Vushtrri nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nisur publikimin e rezultateve...

Luljeta Veselaj-Gutaj asambleistja më e votuar në Prizren

Luljeta Veselaj Gutaj nga PDK-ja, është asambleistja më e...

Zafir Berisha, themelues i iniciativës Bashkimi Demokratik për Prizren ka treguar arsyen pse i ndau rrugët me Fatmir Limajn dhe Nismën, pas një periudhe kohore gjatë së cilës ishte bashkuar me këtë parti.

Berisha tha se afrimi i Limajt “në një kohë pa kohë” me Albin Kurtin e bëri që ta braktisë partinë e themeluar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

 

“Nuk dua t’i kthehem një teme të vjetruar. Nuk jam pishman që kam qenë në Nismë dhe as që kam dalë. Jam rikthyer aty ku kam qenë. Arsyet janë afrimi në një kohë pa kohë, për një qeveri që nuk do të formohet”, ka thënë Berisha.

Berisha nuk pret që do të ketë themelim të Qeverisë nga Kurti. Sipas tij, afrimi i Limajt me Kurtin po bëhet vetëm për të shmangur zgjedhjet e reja nacionale.

 

“Nuk do të ketë, përkundër dëshirës që mund të ketë Fatmiri dhe Nisma, për të mos shkuar vendi në zgjedhje. Nuk pres të ketë Qeveri, duke parë jo seriozitetin e Albin Kurtit.”

Berisha konsideron se Kurti nuk do të arrijë ta krijojë Qeverinë, sepse nuk i ka numrat, dhe se mundësia do t’i kalojë partisë së dytë, megjithatë, sipas tij, zor se edhe ajo do të mund ta bëjë një gjë të tillë.

“S’mund ta bëjnë. Mendoj se Albini do t’ia bëjë një ftesë formale LDK-së edhe një herë, por kjo vota për Nenad Rashiqin nga LDK mund të sjellë lëvizje të pozicioneve në zgjedhjet eventuale që mund të mbahen. Është gjithçka e mundshme, por pak besoj që Albini do ta formojë Qeverinë. Jemi dëshmitarë që mundësia më e madhe është që ai mund të thotë se nuk i ka numrat, e të dytët nuk mund ta bëjnë Qeverinë, dhe presidentja mund t’i shpallë zgjedhjet. Përveç kësaj, autorizimi i presidentes për Kurtin për ta themeluar Qeverinë është shkelje kushtetuese, dhe mendoj se këtu mund të ketë një marrëveshje për interesa meskine ndërmjet Lumirit, Albinit dhe Vjosës”, ka thënë Berisha në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7,

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz