back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeBëri hundën operacion, gjen vdekjen tragjikisht 21-vjeçarja

Bëri hundën operacion, gjen vdekjen tragjikisht 21-vjeçarja

Të ngjajshme

“Shuplaka më e madhe për Kosovën nga Amerika”, reagimi i Xhavit Halitit

Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar para pak minutash...

VV hap fushatën përpara kohe, Cakolli paralajmëron mungesë kontrolli ligjor

Periudha e parafushatës në Kosovë, sipas Eugen Cakollit nga...

Aksident trafiku në Vitromiricë të Pejës, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Formia, Itali.

Maria Chiara Mete, 21 vjeç humbi jetën pas një operacioni në hundë, të cilin e kreu në klinikën private Casa del Sole.

Truri i saj ndaloi së funksionuari për shkaqe që nuk janë zbardhur ende.

Më 17 qershor ajo iu drejtua klinikës për kryer rimodelimin e hundës, por nuk dihet se çfarë shkoi keq gjatë operacionit që çoi deri në vdekjen e saj.

Ata dyshonin gjithashtu se e bija kishte reaguar keq ndaj barnave që i ishin injektuar gjatë ndërhyrjes për të ulur presionin e gjakut dhe për të reduktuar gjakderdhjen.

Pas komplikacioneve, ajo u dërgua në Latina në një tjetër spital, por mjekët i thanë familjarëve se e reja ishte tashmë me “tru të vdekur dhe nuk do të rikuperohej kurrë.”

Pasi pësoi atak kardiak, 21-vjeçarja përfundoi në koma.

Familjarët e të rese kishin dyshime të forta se Marias i ishin prerë tubat e oksigjenit dhe bënë të mundur sekuestrimin e tyre me vendim gjykate, në mënyrë që të niste hetimi për rastin.

Në lidhje me rastin ka nisur një hetim dhe priten rezultatet e autopsisë të së resë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz