Një makinë e tipit Smart është djegur në qytetin e Bilishtit.
Sipas policisë së Shqipërisë, makina i përkiste 23-vjeçares Deizi Arapi.
E reja ka treguar në komisariat se e kishte parkuar makinën dhe për këtë arsye mendon se dikush i ka vënë flakën qëllimisht.
Arapi ka treguar:
“Jam e bindur që zjarrin ma ka vënë babai i vajzës me të cilën pata konflikt. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sapo unë u largova nga makina. Shpërthimi ka qenë i madh dhe shtëpitë janë tronditur.”
Pas kallëzimit të bërë, është shoqëruar në komisariat babai dhe vajza e denoncuar.