back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaLajmeBeqa i PDK-së: Pa zgjedhje nuk ka qeveri të re

Beqa i PDK-së: Pa zgjedhje nuk ka qeveri të re

Të ngjajshme

Tirana bëhet zë i UÇK-së, thirrje për mobilizim para protestës së 17 tetorit

Në prag të protestës për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare...

Krasniqi e akuzoi për bashkëpunim me VV-në, përgjigjet Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci i cili...

​Votat për kandidatët të asamblesë për Shtime, kishte me një dhe pa asnjë sosh

Qendra Komunale për Numërim ka përfunduar numërimin e të...

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës është shprehur skeptik për mundësinë e formimit të një qeverie të re pa mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e reja janë të domosdoshme për të krijuar një legjitimitet të ri, pasi sipas tij, zgjedhjet e mbajtura në muajin shkurt kanë dështuar.

“Nuk kam asnjë shpresë se mund të formohet qeveria e re pa zgjedhje të reja. Nuk ka asnjë kuptim të flasim për koalicione në këtë fazë. Ne ua kemi humbur qytetarëve dhe Kosovës një vit të tërë dhe nuk kemi arritur të themelojmë institucionet. Nuk shoh asnjë rrugë që çon drejt krijimit të një qeverie të re pa zgjedhje. Qytetarët kanë nevojë të japin një mandat të ri, sepse zgjedhjet e shkurtit kanë dështuar jo qytetarët, por ata që kanë marrë besimin e tyre, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje. Kurti mund të bëj negociata, por nuk mund të bëj qeveri”,

Beqa përjashtoi mundësinë e një koalicioni me ndonjë subjekt tjetër politik pa u mbajtur zgjedhje të reja.

“Në asnjë mënyrë nuk pres ndonjë koalicion – jo vetëm me PDK-në, por as me ndonjë subjekt tjetër – pa pasur zgjedhje të reja. Vetëm zgjedhjet krijojnë një legjitimitet të ri. Dikush duhet të japë përgjegjësi për shkeljet ligjore dhe kushtetuese që kanë ndodhur pas zgjedhjeve të shkurtit. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për pengimin e zhvillimit të Kosovës dhe për këtë situatë aktuale. Verdiktin më të mirë mund ta japin vetëm qytetarët, dhe unë besoj se zgjedhjet janë zgjidhja kryesore në këtë kohë që po kalojmë, tha Beqa në teve1.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz