back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeBënte jetë luksoze, shëtiste nëpër Evropë, kush është Loredana reperja kosovare që...

Bënte jetë luksoze, shëtiste nëpër Evropë, kush është Loredana reperja kosovare që sot u arrestua në Zvicër

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Reperja kosovare nga Ferizaj e cila u arrestua sot nga autoritetet zvicerane u bë e njohur në Instagram.

Ajo ka mbi 1 milion ndjekës në instagramin e saj.

Me stilin e saj prej “gangstereje”, ajo gjendej mes dy vendbanimeve, Prishtinës dhe Emmenbrücke, kantoni i Luzernit.

Mes shumë fotografive private në Instagram, Loredana paraqet edhe jetën e saj tejet luksoze që bën. Përveç operacioneve të shumta plastike, ajo shihet nëpër vende të ndryshme të Evropës.

E rrethuar me luks dhe me rroba jo të lira që sot është arrestuar për mashtrim me shumë të mësha parash , para pak vitesh u martua me reperin nga Kosova Mozzik.

Ata kanë një vajzë së bashku.

E pranon lidhjen me “djalin e hallës”

Loredana, është e njohur për “Beat” dhe tekste. Këtë ajo thotë se e ka në gjak. Për publikun shqiptar, është bërë e njohur edhe nga lidhja e saj me reperin ferizajas, Gramoz Aliun ose Mozzik. Deri tani kur është pyetur nga mediat për raportin e saj me reperin, Zefi si në shaka ka thënë se e ka djalë të hallës. Por më në fund ajo e ka pranuar. “Muzika na lidh ne dhe na bën të argëtohemi”, thotë ajo.

Sot policia zvicerane ka arrestuar reperen e njohur kosovare, Loredana Zefi.

Autoritetet e drejtësisë kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim. Loderana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern, raporton gazeta 20min.ch.

“Prokuroria e Shtetit ka nisur një hetim për mashtrim të dyshuar në shumën prej 900.000 frangash zvicerane”, ka deklaruar zëdhënësi Simon Kopp për 20 minute.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz