back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeBën shkelje të rënda të komunikacion, policia ndëshkon dy shoferë në Ferizaj...

Bën shkelje të rënda të komunikacion, policia ndëshkon dy shoferë në Ferizaj – Njëri prej tyre i mitur

Të ngjajshme

Duda Balje flet pas bashkimit me AAK-në: Kam respekt për z. Haradinajn

Duda Balje ka vendosur t’i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë...

“Nuk përputhet numri serik”, komisionerët japin detaje

Ka rifilluar procesi i numërimit të votave në Qendrën...

Yamal zbarkon në Barcelonë pas përjashtimit nga Spanja

Përjashtimi i Lamine Yamal nga kombëtarja e Spanjës ka...

Policia e Kosovës ka ndëshkuar dy shoferë në rajonin e Ferizajt për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.

Sipas njoftimit, rasti i parë është regjistruar më 3 nëntor në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në fshatin Dardani, ku një i mitur 16-vjeçar, me inicialet M.I., ishte kapur duke drejtuar një furgon Mercedes pa patentë shoferi dhe duke kryer tejkalim në vijë të plotë. Kundërvajtja ishte raportuar nga një qytetar, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë pranë gjykatës për kundërvajtje.

Rasti i dytë ndodhi më 11 nëntor rreth orës 13:23, në rrugën magjistrale Fusha e Pajtimit – Kaçanik. Shoferi B.V., 28 vjeç, u kap duke drejtuar një automjet BMW me shpejtësi 120 km/h në zonë me kufizim 50 km/h. Ai u ndëshkua me gjobë prej 600 eurosh, pasi posedonte patentë shoferi të huaj.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit, për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar aksidentet.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz