back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeBen Blushi njofton për romanin e tij më të ri, titullin e...

Ben Blushi njofton për romanin e tij më të ri, titullin e mban sekret deri të hënën kur do të prezantohet

Të ngjajshme

Publicisti shqiptar, Ben Blushi, ka bërë të ditur se tashmë romani i tij më i ri gjendet në shtypshkronjë ku edhe kanë dalë kopjet e para.

Blushi e ka mbajtur sekret titullin e romanit të tij, duke bërë të ditur se do ta zbulojë atë pas tre-katër ditësh, kur edhe do të bëjë prezantimin e romanit.

“Ajo që mund të them është se romani botohet nga shtëpia e njohur botuese Onufri, është shkruar për 75 ditë duke hequr nja dy weekende, ka 221 faqe, kushton aq sa e meriton, është 20 për qind më i shkurtër se versioni i parë dhe ç’është më e rëndësishme, kopertinën e ka bërë djali im”, ka shkruar Blushi.

Njoftimi i plotë:

 ROMANI IM I RI MË NË FUND NË SHTYPSHKRONJË

Isha sot në shtypshkronjë për të pritur kopjet e para të romanit tim të ri.

Më vjen keq që nuk e tregoj dot ende titullin me kërkesë të botuesit.

Ai thotë se heshtja është një strategji marketingu dhe çdo gjë duhet të thuhet në kohën e vet.

Unë jam pak më i nxituar zakonisht, por botuesit i kam frikë.

Ata ndoshta nuk dinë të shesin mirë një libër të keq, por dinë të shkatërrojnë librin më të mirë.

Kështuqë deri nesër, ose pasnesër, ose deri të hënën pasdite kur romani të prezantohet duhet ta mbaj titullin sekret.

Ajo që mund të them është se romani botohet nga shtëpia e njohur botuese Onufri, është shkruar për 75 ditë duke hequr nja dy ëeekende, ka 221 faqe, kushton aq sa e meriton, është 20 për qind më i shkurtër se versioni i parë dhe ç’është më e rëndësishme, kopertinën e ka bërë djali im.

Ky libër ka patur disa peripeci dhe siç thotë një mik që e ka lexuar ka patur historinë e vet pa u botuar.

Jam shumë i gëzuar që ai po del në treg sepse edhe mund të mos botohej fare dhe përpjekje serioze që romani mos botohej ka patur nga disa njerëz apo botues të ndryshëm.

Siç thashë, të henën romani do prezantohet me miq në hotel Plaza dhe pa dyshim do jetë në librari si dhe në Panairin e Librit që nis të mërkurën.

Ju pres të gjjthëve në stendën e bukur të Onufrit.

Deri atëherë do ua kem treguar titullin

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz