BallinaBotëBelgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të...

Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s

Të ngjajshme

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Dështimi i bisedimeve për paqe mes Shteteve të Bashkuara...

Mësohet identiteti i viktimës në Dobrushë të Istogut

Janë bërë të ditura detaje të reja lidhur me...

Zhduket një vajzë nga Prishtina, babai raporton rastin në polici

Një person është zhdukur në Prishtinë. Ankuesi mashkull ka njoftuar...

Kosova mbyll muajin mars me 6.7% rritje çmimesh

Valë e pamëshirshme e shtrenjtimeve gjatë muajve të fundit...

Çfarë pritet nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së deri më 19 maj?

Kanë kaluar tashmë mbi 50 ditë që nga përfundimi...

Belgjika, qendra e selisë së NATO-s, ka pranuar vështirësitë e saj në përballjen me valët e droneve të paidentifikuara që po shfaqen në disa vende evropiane këtë vjeshtë.

Sipas raportimit të Business Insider, Belgjika po lufton për të neutralizuar objektivat që po spiunojnë një bazë ushtarake kritike, ku strehon avionët e saj luftarakë të avancuar.

Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, deklaroi se të paktën tre dronë të mëdhenj u vunë re duke fluturuar lart mbi bazën ajrore të Kleine-Brogel në një natë të vetme, duke ngritur alarmin për sigurinë e NATO-s në Evropë.

Baza e Kleine-Brogel, e vendosur në verilindje të Belgjikës, është shtëpia e flotës së avionëve F-16 Fighting Falcon të vendit, dhe Brukseli planifikon të vendosë aty avionët e rinj F-35 Lightning II.

Më tej, dyshohet se SHBA ruajnë dhjetëra armë bërthamore në këtë bazë, si pjesë e strategjisë së NATO-s për mbrojtje bërthamore në Evropë.

Francken u shpreh se një barrierat e vendosura ndaj dronëve kanë dështuar të neutralizojë pajisjet, ndoshta për shkak të distancës ose frekuencës së gabuar.

“Një helikopter dhe disa automjete u mobilizuan për të ndjekur një prej dronëve, por e humbëm gjurmën pas disa kilometrash” shtoi ai, duke theksuar se “sisteme të tjera ajrore kundër droneve janë urgjentisht të nevojshme”.

Ky nuk është incidenti i parë, ku drone të ngjashme u raportuan mbi të njëjtën bazë për tre netë radhazi, duke filluar nga 1 nëntori, dhe katër drone të tjera u vunë re më 3 nëntor në orët e mbrëmjes, transmeton RTSH.

Autoritetet belge dyshojnë se bëhet fjalë për një operacion spiunazhi të koordinuar, ku dronët e vogla u ndoqën nga ato më të mëdha për destabilizim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz