back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaDrenica +Drenica Sport‘Bekimi i Superligës’, trajneri që ‘bekoi’ Drenicën dhe po shkelë klubet e...

‘Bekimi i Superligës’, trajneri që ‘bekoi’ Drenicën dhe po shkelë klubet e mëdha

Të ngjajshme

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Të gjithë u njohëm me Bekim Shotanin kur ishte ndihmës i Ismet Munishit te Llamkos Kosova.

Trajneri prishtinas Munishi fliste fjalë të mëdha në atë kohë për Shotanin, madje duke thënë se është ndihmësi më i mirë në Ballkan.

Shotani mori pastaj drejtimin e Vushtrrisë pas largimit të Munishit.

Kampionatin e shkuar ai u bashkua me Trepçën ’89 duke pasur një nisje të hatashme të kampionatit dhe titulli i kampionë në Mitrovicë është edhe pak meritë e tij.

Prej fillimi të këtij edicioni ai mori drejtimin e Drenicës, shkruan Gazeta Olle.

shotani

Një klub që në vitet e fundit është përballur me probleme, ndërsa ka luajtur edhe në barazh.

Me disa lojtarë me përvojë, por edhe talent vendas, Shotani, arriti të ndërrojë një skuadër të fortë, që shumëkush ia ka lakmi.

Edhe pse loja e tyre ishte e mirë, fillimisht nuk arrinte të tubonte pikët e nevojshme, duke qëndruar në pjesën e poshtme të renditjes.

Javët e fundit Drenica, ka korrur atë që e ka merituar nga fillimi. Fitore me kampionin aktual Trepçën ’89, pastaj nënkampionin Prishtinën, barazim me Dritën dhe fitore si mysafirë me Flamurtarin.

bekim shotani

10 pikë në katër ndeshje dhe tani ka 25 pikë, tetë më pak se lideri Llapi.

Në ndonjë kampionat tjetër do të ishte legjitime nëse do të kishe pretendime për titull, kur lider të ik vetëm tetë pikë.

Por Drenica me problemet e shumta financiare, mungesë të një sulmuesi do të ishte e kënaqur vetëm të jetë në këtë pjesën e epërme.

drenica llapi

Kjo meritë e trajnerit Bekim Shotani, që ka arritur ta kompletojë një skuadër që luan e bashkuar dhe e barabartë me çdo skuadër të fortë.

Madje loja e tij është ndër më të bukurat në Superligë, pasi gjithmonë kërkon golin.

Bekimi është një ‘Bekim për Superligën’, pasi po tregohet trajner që bën gjëra të mëdha me një klub të vogël. /Gazeta Olle/

dajaku drenica feronikeli

drenica

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz